Rozë

1 vit nga premiera, tani ‘2 gisht mjaltë’ do të mund ta shihni online

Një nga filmat më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, që theu rekord në shitjen e biletave, “2 gisht mjaltë”, së shpejti do të mund ta ndiqni online. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë producenti i këtij filmi, Ermal Mamaqi përmes një postimi në Instagram.

Ermali ka shkëputur një pjesë nga filmi, për të informuar fansat se ka kaluar 1 vit nga premiera e “2 gisht mjaltë” dhe filmi këtë javë do të dalë online për të gjithë ata që nuk e kanë parë ende ose duan ta shohin sërish.

Kujtojmë që në këtë film luajnë Ermal Mamaqi, Elvana Gjata, Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku e shumë aktorë të tjerë të mirënjohur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top