Leximi

15 thënie dhe 5 arsye/ Cdo Nënë e cdo Vajzë duhet ti lexojë!

Marrëdhënia mes nënës dhe vajzës është një nga më intimet dhe më uniket në të gjithë botën.

Një nënë nuk na lë asnjëherë vetëm dhe dëshiron të na shohë gjithmonë të lumtur.

Në vijim, do t’ju njohim me 15 thënie të bukura nënë-bijë, si dhe 5 arsye që e bëjnë këtë marrëdhënie kaq speciale…

1. “Vajza mund të rritet më shumë se prehëri yt, por nuk do të rritet asnjëherë më shumë se zemra jote”.

2. “Vajza është kujtimet e lumtura të së shkuarës, kujtimet e gëzueshme të së tashmes dhe shpresa e premtimi i të ardhmes”.

3. “Ti do të jesh modeli i saj i parë, mikja e saj e parë, dashuria e saj e parë.

Ti je nëna e saj dhe ajo është e gjithë bota jote. Eshtë vogëlushja jote”.

4. “Të dua për vogëlushen që ishe dikur, për gruan e mrekullueshme që je sot, dhe për vajzën e çmuar që do të jesh gjithmonë”.

5. “Nuk dua që ime bijë të ecë në gjurmët e mia.

Dua të ecë në shteg krah meje dhe të shkojë edhe më larg se sa unë”.

6. “Për botën, ti je thjesht një nënë. Por për vajzën tënde, ti je bota”.

7. “Një vajzë e vogël u pyet se ku e ka shtëpinë”.

“Aty ku është nëna ime”, u përgjigj ajo.

8. Fati i ardhshëm i fëmijës çdoherë është vepër e nënës.

9. “Të dashura bija, nëse do t’ju jepja një dhuratë në jetë, kjo do të ishte aftësia për të parë veten tuaj me sytë e mia”.

10.. “Nënë dhe bijë, është një lidhje speciale që shtrihet ndër vite.

Përmes të qeshurave, meraqeve, buzëqeshjeve dhe lotëve.

Një ndjenjë besimi që nuk mund të thyhet, një thellësi dashurie që nuk përshkruhet me fjalë, një miqësi sa vetë jeta që ndërtohet mbi përqafime dhe puthje, ngrohtësi dhe kujdes, nënë dhe bijë, me zemrat e tyre si një e vetme.

Një lidhje që nuk zgjidhet dot kurrë”.

11.. “Nëna është ajo që mund të zërë vendin e gjithë të tjerëve, por vendin e të cilës nuk e zë dot askush”.

12. “Bija është ajo me të cilën nëna qesh, ëndërron, dhe dashuron me gjithë zemër”.

13. “Nëna është personi i vetëm në botë, i cili të do, para se të të shohë”
14. ”Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë!”

15. “Pas çdo gjëje, ka një histori, por pas çdo historie tuajën si femer – gjithmonë është historia e nënës, sepse te e saj – fillon e jotja”

Ja pesë arsyet që e bëjnë këtë marrëdhënie thuajse speciale…
Qysh nga lindja, çdo nënë ndan me vajzën e saj një marrëdhënie vërtet speciale.

Pavarësisht se edhe babai paraqet një rol të rëndësishëm në edukimin e një fëmije, vajzat nuk mund të mos e shohin nënën e tyre si një model dhe një pikë referimi, aq shumë sa imitojnë pamjen dhe mënyrat e tyre të të sjellit.

Ajo mes mamasë dhe bijës është një marrëdhënie unike dhe intime.

Mund të ketë grindje dhe keqkuptime, por në fund kthehen mike si më parë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në vijim do të njiheni me motivet interesante, për të cilat marrëdhënia nënë-bijë është kaq speciale:

Nëna jep gjithmonë këshillat e duhura. Mamaja është ndoshta personi i cili na do më shumë se çdokush tjetër në botë dhe dëshira e vetme e saj është që të na shohë sa më të lumtura.

Këshillat e saj janë gjithmonë ato të duhurat dhe racionalet.

Çdo vajzë duhet të jetë shumë e afërt me mamanë e saj, për të marrë veçanërisht mendimin objektiv.

Nuk mban asnjëherë mëri. Marrëdhënia nënë-bijë është vërtet unike, veçanërisht sepse, edhe pas një diskutimi dhe një grindjeje, asgjë nuk do të ndryshojë.

Nuk do të provojmë asnjëherë mëri dhe do të falemi në pak kohë për gjithçka të keqe që kemi bërë ose thënë.

Ajo do të jetë gjithmonë e gatshme për të na ndihmuar
Nëna jonë është i vetmi person në botë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme kur të keni nevojë për ndihmë.

Nuk ka rëndësi nëse gjendet në punë, nëse po fle ose nëse është shumë larg, ajo është gjithmonë me ne për të na mbështetur.

Nëna është mikja më besnike. E kush na njeh më mirë sesa nëna jonë?

Na ka parë të rritemi dhe të përballojmë çdo sfidë që jeta do të na paraqesë.

Nëna nuk do të na tradhtojë kurrë, nuk do të na shohë asnjëherë me zili dhe nuk do të na bëjë asnjëherë xheloze. Ajo është me pak fjalë, mikja perfekte.

Pazari nënë-bijë është një eksperiencë vërtet unike. Nëna rezulton të jetë gjithmonë shoqëruesja ideale për një ditë shopping-u.

Ka durimin të na presë, ndërsa provojmë dhjetë fustane të ndryshme përnjëherësh.

Ajo di të këshillojë gjithmonë se cili është për ne ai perfekti, pa u bërë pishman.

Ti dhe nëna jote… Kjo është një marrëdhënie që qëndron në bazë të qytetërimit, është një raport që vjen nga larg …

Që në fëmijëri, mes nënës dhe bijës formohet një lidhje e ngushtë, shumë më e fortë se ajo që mund të ekzistojë mes babait dhe djalit, por edhe nënës e djalit.

Nëna vepron si një zog, që me krahët e saj do që të mbrojë fëmijët për aq kohë sa të jetë e mundur.

Sidomos, nëse ajo nuk ka interesa të tjera jashtë familjes dhe ndihet e plotë, e lumtur për këtë rol, rolin e nënës mbrojtëse.

Ndërkohë një vajzë, edhe pse tregohet intolerante nga bezdisja e mamasë së saj, është gjithmonë në kërkim të një pike referimi të qëndrueshme dhe fikse.

Ndërsa për mashkullin, çështja është ndryshe, sepse figura e tij e referimit është babai.

Por, gjithsesi, me babanë nuk mund të ekzistojë një marrëdhënie e njëjtë si me nënën, që na ka lindur dhe është kujdesur më shumë për hir të së vërtetës

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top