Lajme

22-vjeçarja shqiptare në Amerikë e prekur me Koronavirus, rrëfen se çfarë po përjeton

Bjonda Haliti është një vajzë shqiptare 22-vjeçare e diagnostikuar me Covid-19. Ajo jeton në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë virale në mediat sociale pasi në profilin e saj në Twitter po ndan çdo informacion të mundshëm lidhur me sëmu ndjen me ndjekësit e saj.

Kështu e nis Bjonda postimin e saj:

Jam 22 vjeç dhe kam rezultuar me Covid-19. Dua të ndaj eksperiencën time me ata që kanë të njëjtën moshë me mua për t’ju ndërgjegjësuar dhe për të larguar çdo stress, ankth që keni për shkak të kësaj pandemie.
22-vjeçarja ju përgjigjet rregullisht pyetjeve që ndjekësit e saj kanë rreth sëmu ndjes dhe madje shkruan çdo ditë për gjendjen e saj. Në një nga postimet ka dërguar për ndjekësit edhe një fotografi me lëngjet që konsumon duke theksuar se është shumë i rëndësishëm hidratimi.

Bjonda shkruan:

Dua t’ju tregoj se unë jam izoluar në shtëpi si edhe më është rekomanduar prej doktorit tim. Po ju dërgoj një fotografi të lëngjeve që unë përdor për tu hidratuar. Duhet të dini se është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Uji është shumë i rëndësishëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top