Lajme

23-vjeçarja: Kur filluan të më binin flokët nga sëmundja, nga inati i shkulja dhe vetë

Posted on

Një vajzë 23-vjeçare nga Korça rrëfeu në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, vështirësitë dhe dhimbjen që ka kaluar si pasojë e sëmundjes, që iu desh të luftonte për 5 vite me radhë. Kur ishte 17 vjeç, u diagnostikua me leuçemi acute dhe iu nënshtrua kimioterapive, të cilat e ndryshuan atë tërësisht. Ajo shprehet se familja e saj nuk po e njihte më dhe kjo gjë i shkaktonte mjaft dhimbje. Nëna e saj i qëndroi gjithmonë pranë dhe më në fund, Anna arriti ta fitonte betejën me sëmundjen.

Anna: Në moshën 17 vjeç! U dignostikova me leucemi akute, më dërguan direkt në Tiranë. Shikoja që po vinin shumë njerëz në spital, dhe po çuditesha faktikisht se unë thoja kam vetëm një mikrob në gjak, nuk e kuptoj pse po ndodhe gjithë kjo. Mami tërë kohën para meje buzëqeshte bashkë me babin, por kur dilnin nga dhoma qanin, gjithë spitalin e kanë larë me lot. Pas dy ditësh mami flet me tezen, që e kam në Selanik dhe i thotë që çupën e kam të sëmurë dhe çfarë mund të bëj, ta sjellim në Greqi. Tezja i thotë ta sjellësh, se është një spital shumë i mirë për këto sëmundjet e gjakut. Arritëm në Greqi në 12 të natës, aty isha shumë e lodhur, më ka rënë të fikët.. Pastaj më morën me karrocë të bëja analizat. Mos harroj të them që në Shqipëri nuk më dhanë shpresë, doktorët nuk i dhanë shpresë prindërve, i thanë gjendja është shumë kritike, Korça j’ua ka dërguar çupën në gjendje shumë të keqe, duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë. Kurse në Greqi, prindërit e mi folën me doktorët dhe i thane komplet gjëra të ndryshme. I thanë që çupa do bëhet mirë, pavarësisht se do vuaj, por ka shpresë, nuk është asgjë e humbur. Unë në spital kur u shtrova shikoja njerëz që nuk kishin flokë. Mbanin maska në fytyrë dhe çuditesha dhe e pyes mamin: Edhe unë kështu do bëhem? Jo tha ajo ç’ne ti kështu, ti nuk ke të njëjtën sëmundje me ata, mos e vrit mendjen. Më qetësonte sadopak kjo gjë. Kisha dhe ujë në mushkëri faktikisht, kisha dhe shumë kollë. Një ditë pasi babi flet me doktorët vjen dhe më thotë: Anna duhe të flasim pak dhe do më dëgjosh. Më thotë që do bësh ca ilaçe janë shumë të rënda, por ti do ja dalësh, se je fëmijë shumë e shëndetshme dhe ne jemi këtu për ty. Unë direkt, nuk e di pse, i them do më bine flokët? Po mbase të bien, mbase jo, nuk e dime. I thashë nëse më bien flokët, nuk dua të bëj asnjë ilaç dua të ikim që këtu.

Më tej, Anna tregon se pastaj filloi kimioterapitë dhe ajo periudhë ka qenë tejet e vështirë. Në terapinë e fundit, gjendja u përkeqësua.

Anna: Atëherë u bëra shumë keq. Ksihim filluar të më binin dhe flokët dhe nga inati i shkulja dhe vetë. Isha shumë e dërrmuar, nuk ngrihesha dot nga krevati, nuk shkoja dot vetë në banjë, gjithë kohës isha me mamin. Nuk haja dot asgjë, isha 1 muaj pa ngrënë asgjë.

Ardit Gjebrea: Mami ndërkohë?

Anna: Mami nuk hante, kur nuk haja unë, nuk flinte, gjithë kohës më thoshte çfarë të bëj.

Ardit Gjebrea: Po kur pa mami që po të binin flokët?

Anna: Mami për të qenë e drejtë me mua, i priste dhe ajo flokët, i shkurtonte.

Anna: Në kimioterapinë e 8 më vjen motra ime Megi, që është pas meje, jemi shumë të lidhura me njëra tjetrën. Vjen ajo së bashku nga Shqipëria me gjyshin tim të më takonin, se kishim shumë kohë pa u parë. Vjen në spital dhe i thotë mamit, ku është Anna ma nxirr Annën. Vjen motra i dal përpara dhe nuk më njeh, i thotë mamit: Ku është Anna? I tha mami ja ku është. Po unë kisha ndryshuar komplet, isha pa flokë, isha dobësuar shumë, kisha ca tuba nëpër qafë se damarët më ishin djegur dhe në damari kryesor më vinin tuba, që më vinin ilaçe. Ajo u çudit dhe ngeli, m’u këput shpirti se isha shumë ndryshe dhe isha kthyer në një njeri tjetër, nuk e njihja veten kur e shikoja në pasqyrë. Edhe kur vajta në shtëpi pastaj, gjyshi hyn brenda, unë isha ulur në divan dhe thotë kush është ky djalë që është ulur këtu. Thashë unë o gjyshi po jam unë. (Qan). Edhe më thotë mua, a ti qenke dhe vjen më puth në kokë. Të gjithë pastaj më vinin dhe më puthinin në kokë, ngaqë s’kisha flokë. Po më shkonin dhe ashtu isha shumë e bukur dhe pa flokë. Pastaj më blenë paruke, vija paruke, gjithë kohën merresha me flokët.

  • Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati gjithë kjo histori?
  • Anna: 5 vjet!
  • Ardit Gjebrea: Pra 5 vite mami yt, ditë-natë aty me ty?
  • Anna: Po
  • Ardit Gjebrea: Dhe nuk u dorëzua asnjëherë?
  • Anna: Asnjëherë!
  • Ardit Gjebrea: Ti ke thirrur mamin sot këtu? Pse?
  • Anna: Sepse mami pasi unë u stabilizova, pas transplantit, pas gjithë atyre që kaluam, mami kaloi në depresion.
  • Ardit Gjebrea: Pra ti sot nuk ke asnjë problem më?
  • Anna: Jo nuk kam!
  • Ardit Gjebrea: Je shkëlqyeshëm?
  • Anna: Po!
  • Ardit Gjebrea: Faleminderit Zotit!
Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte