Një vajzë e re në moshë ka surprizuar familjen dhe miqtë e saj, pasi ka shpenzuar plotë 19 mijë e 500 dollarë deri më tani, duke mbushur gjithë trupin me tatuazhe. Siç thotë vetë e reja, gjithçka ka ardhur pasi ka marrë leje nga i ati.
Nadine Anderson, nga Mbretëria e Bashkuar, gjithmonë ka qenë e tërhequr dhe e magjepsur nga tatuazhet. Gjithë ky pasion ka ardhur pikërisht nga i ati.
Vajza ka mbuluar me tatuazhe rreth 90% të trupit të saj. Ajo ka zgjedhur që pjesën më të madhe të lëkurës ta ngjyrosë në ngjyrë të zezë, pa bërë asnjë dizajn.
Ajo tregon se ka adhuruar gjithnjë tatuazhet që babai i saj ka pasur dhe dhurata që i ka kërkuar në moshën 18-vjeçare ka qenë pikërisht që edhe ajo të bënte disa. Tatuazhi i parë që Nadine ka bërë ishte një pemë në krahun e saj dhe prej atij momenti, u magjeps prej tyre.
E reja tregon një pjesë nga biseda me të atin:
Ai më tha se nëse mendoj se kjo është mirë për mua dhe nuk më shkakton asnjë problem, atëherë mund të vazhdoj dhe të bëj sa të dua”.
Pamja e saj sot është shumë e çuditshme, ndërsa thotë se një pjesë e familjes së saj dhe miqve mendojnë se është çme ndur që ka përfunduar në këtë fazë. Anderson nuk e vret aspak mendjen për komentet negative, teksa thotë se ndihet rehat dhe i pëlqen përfundimi.
Në rrjetet sociale, komentet ndaj saj nuk kanë qenë shumë pozitive, por 23-vjeçarja thotë se nuk shqetësohet aspak dhe se çdokush ka të drejtë të bëjë ç’të dojë në jetën dhe trupin e tij.
***