Leximi

3 mënyra efektive për ti bërë këpucët tuaja të vjetra të ngjajnë si të sapoblera!

Çdo femër ka në dollapin e saj këpucë që megjithëse nuk i vesh nuk dëshiron ti hedhë në koshin e plehrave. Dhe shumë mirë bën pasi janë disa truke të vogla që mund t’i kthejnë këpucët tuaja të vjetra si të reja. Çelësi qëndron tek pastrimi prandaj vëmendje…

Pastrimi i njollave në kamosh

Nëse këpucët tuaja të preferuara nga kamoshi janë lagur në shi dhe në to janë paraqitur njolla, përdoreni një limë të butë për thonj. Prisni që këpucët të thahen e më pas me limë ngadalë i mënjanoni njollat nga uji. Pas kësaj këpucët i fshini me një leckë të pambuktë.

Pastrimi për lëkurë të lëmuar

Njollat nga lëkura e lëmuar mund t’i mënjanoni me ndihmën e furçës për dhëmbë dhe uthullës me alkool. Uthullën me alkool hidheni në një gotë të vogël plastike dhe në të fusni furçën e dhëmbëve. Me furçën trajtoni ngadalë njollat dhe gërvishtjet e sipas nevojës përsëriteni procedurën. Pas mënjanimit të njollave, këpucët i fshini me një leckë të pastër.

Pasrimi për lëkurë të thjeshtë dhe të lyer me llak

Njollat dhe gërvishtjet në lëkurë mund t’i mënjanoni me ndihmën e shkopit për pastrim të veshit dhe vazelinës. Shkopin e zhysni në vazelinë dhe ne të e fërkoni njollën në këpucë. Fërkojeni lehtë deri në momentin kur ajo të jetë bërë pothuajse e padukshme. Nëse dëshironi që ta freskoni lëkurën dhe ta bëni si të re, këpucët i lyeni mirë me locion hidratues për trup.

Pak locion hidheni në një leckë të pambuktë dhe me të lyeni këpucët. Lëkura do ta absorbojë locionin dhe do të bëhet e shkëlqyer dhe e freskët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top