Koronavirus në Itali ka prekur edhe fëmijët.
Katër nga të miturit u testuan dhe rezultuan pozitivë ndaj virusit në Lombardi, dy ndodhen në spital (në San Matteo në Pavia dhe në spitalin Seriate në provincën e Bergamos ), ndërsa dy të tjerë janë dërguar në shtëpi pasi nuk përbëjnë rrezik.
Këshilltari për Mirëqenien, Giulio Gallera ka dhënë më shumë informacion lidhur me ngjarjen:
Është një vajzë 4-vjeçare që tani është shtruar në spital në San Matteo, dy fëmijë 10-vjeç dhe një djalë 15-vjeçar.”
Gallera kujtoi se, virusi ka një efekt shumë më serioz te njerëzit e moshuar që kanë patologji të mëparshme.
Shifrat në Itali tregojnë se ka 354 të infektuar nga të cilat 11 kanë humbur jetën si pasojë e virusit në 9 rajone të ndryshme të Italisë.
259 raste me 9 vde kjeve në Lombardi; 58 raste me 2 vde kje në Veneto; 26 raste në Emilia Romagna; 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili; 2 në Toskana dhe Liguria; 1 në Tirolin e Jugut.
Konfirmimi i një rasti në rajonin e Marches është në pritje të rezultatit pas testimeve.
Burimi: ilmessaggero.it Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania