Grevistët e rafinerisë së Ballshit, kanë pezulluar përkohësisht grevën e urisë pasi njëra prej kërkesave të tyre është plotësuar të paktën pjesërisht.
Një ndër kërkesat e 10 grevistëve ishte edhe pagesa e pesë pagave të prapambetura. Momentalisht në llogarinë e tyre bankare kompania ka kaluar vetëm tre paga.
Grevistët tregojnë me dhimbje se këtë arritje ia dedikojnë kolegut të tyre, Artan Voshtina i cili u nd a nga je ta pak ditë më parë për shkak të një ata ku në zemër.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mire, megjithëatë ish-grevistët kanë deklaruar se kanë fituar vetëm një betejë por jo luftën.
Punonjësit pritet të kthehen në uzinë ditën e sotme ku do diskutojnë me përfaqësues të kompanisë prë rifillimin e punës në Rafineri.
Deklarata e njërit prej tyre:
Ia dedikojmë kolegut tonë. Protestat do të vazhdojnë, sepse kemi kërkuar rifillimin e punës në rafineri. Për tre muaj që kanë dhënë pagat ishin shlyer sigurimet, e ndërsa për dy pagat e tjera duhet të bëhet një tjetër marrëveshje se na kanë shkëputur kontratën. Duhet t’i drejtohemi zyrave të punës. Greva e urisë, ishte simbolikë e protestës. Protesta do të vijojë. Do të ulem me përfaqësuesit e grevës dhe të marrim një vendim, çdo ditë do të protestojmë para rafinerisë. Do i drejtohemi shtetit mbi fatin e rafinerisë”.
Mësohet se gjatë këtyre ditëve asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar për të ofruar mbështjetje për naftëtarët.