Lajme

I moshuari rrëzohet papritur në dysheme, mjeku heq maskën dhe i ofron frymëmarrje artificiale

Një mjek në Kinë ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe duartrokitje.

Pasi një burrë i moshuar u rrëzua në dyshemenë e një supermarketi, ai hoqi maskën anti-koronavirus dhe iu ofrua për ndihmë.

Gjesti i madh u shënua në qytetin Zhengzhou, ndërsa i moshuari pësoi një sulm në zemër.

Dr. Luo Xianke, i cili është mjek në Spitalin Popullor Yuzhou, tha se ai pasi dëgjoi se një burrë ishte rrëzuar në dyqan, rendi me vrap ta ndihmonte, pavarësisht se personat e tjerë u larguan prej tij nga frika e koronavirusit.

Ai i ofroi frymëmarrje artificiale burrit të moshuar derisa arriti ekipi i emergjencës disa minuta me vonesë.

Fatkeqësisht i moshuari nuk mundi t’ja dalë dot mbanë, pasi humbi je tën gjatë rrugës për në spital.

Videoja e mjekut kinez duke i ofruar ndihmë të moshuarit u bë virale në mediat sociale.

Përdoruesit e rrjeteve sociale vlerësuan heroizmin e tij dhe ndanë videon në llogaritë e tyre.

Një përdorues shkroi:

Sa e admirueshme! Mjekë si ky janë thesaret e një vendi.
Kjo ngjarje vjen teksa ekspertët e shëndetit këshillojnë që të mos vijnë në kontakt të afërt me të tjerët gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Përhapja e virusit mund të ndodhë edhe nga pu thjet, ndërsa është e mundur që të transmentohet edhe përmes kollitjes apo tështimës së personave të infektuar.

Në Kinë ka shkuar në 2,666 numri i viktimave nga koronavirusi, ndërsa 78,000 persona janë konfirmuar si të infektuar.

Burimi: New York Post|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top