E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ishte dentistja-pediatre Enida Petro e cila foli për kujdesin që duhet të kenë fëmijët me shëndetin e dhëmbëve. Enida është shumë e suksesshme në profesionin e saj, por pak e dinë që ajo është edhe bashkëshortja e moderatorit të njohur Arian Çani.
Çifti ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Vajzën Joanën, Çani e prezantoi pak javë më parë gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Gjatë programit të sotëm, Rudina Magjistari vuri këtë moment në ekran ndërsa Enida Petro tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin.
Rudina Magjistari: Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por e kemi parë në televizor. E kemi parë të premten në mbrëmje. Ja kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? Jemi një familje. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?
Enida Petro: Po, pasionet e Arianit.
Rudina Magjistari: Pasionet e Arianit që adhuron teatrin.