Ish-deputeti shqiptar, Labinot Tahiri ka bërë një gjest madhështor duke porositur 5000 maska të cilat do t’i dhuron qytetarëve. Labinoti është treguar transparent duke publikuar në Facebook edhe faturën ku tregohet numri i maskave për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ish-deputeti njihet për gjestet e tij të bamirësisë dhe nuk mungoi zemërgjerësia e tij dhe në këtë rast.
“I kam siguruar 5000 cop maska për ju të dashur qytetarë! Të dashur njerëz, për momentin kujdesuni për shpirtin tuaj se askujt nuk ia ndin për juve dhe as që behet merak dikush nga institucionet se po të ua ndin, dalin i ndalojnë rritjen e çmimeve të MASKAVE! Sot, mezi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot! Mbreme, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve…! Ishalla askujt nuk i bje ajo sem undje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpêr shkolla përmes institucioneve. Gjithmonë i përgjegjshëm ndaj vendit dhe qytetarëve”, shkruan Labinot Tahiri.