Lajme

RECETA MË E THJESHTË E POGAÇEVE MË TË BUTA QË KENI BËRË NDONJËHERË!

Me përgatitjen e këtyre pogaçeve, mund të shtoni pak djathë të grimcuar, mish të tymosur dhe do lëpini gishtat.

Përbërësit:

  • 200 ml qumësht të nxehtë,
  • 150 ml ujë të vakët,
  • 1 qese maja (tharm),
  • 1 lugë çaji sheqer,
  • 150 gr. kos i trashë,
  • 1 vezë,
  • 2 lugë çaji kripë,
  • 600 gr. miell,
  • Vaj për tiganisje.
  • Shtoni djath, mish të thatë, kashkavall, kajmak (krem kosi).

Përgatitja (rreth 1 orë):

Në një enë përzieni qumështin, ujin, sheqerin dhe tharmin dhe lëreni për rreth 5 minuta. Shtoni kosin, vezën dhe miellin të përzier me sasinë e kripës.

Ngjeshni mirë brumin e fituar për afro 7-8 minuta deri sa të përfitoni një brumë të butë e të lëmuar, paksa ngjitëse në duar. Masën e fituar mbulojeni me një pecetë të pastër dhe lëreni që të rritet (deri sa të vie brumi).

Pasi të ketë ardhur brumi, hidhni në sipërfaqe pak miell, përzieni dhe ndajeni në 8 toptha.

Në një tigan hidhni pak vaj për tiganisje. Secilin topth rrokulliseni deri sa të fitoni masë 0.5 cm dhe piqeni në vaj për pak minuta në të dyja anët, deri sa të marrë ngjyrë të artë.

Me përgatitjen e këtyre pogaçeve të vogla, shërbeni edhe pak djath të imtësuar, mish të thatë, kashkavall apo kajmak (salcë ose krem kosi).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top