Nuk janë më sekret, tanimë janë bërë të ditura edhe vendet ku janë vendosur karantinat në Shqipëri për personat që mund të diagnostikohen me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë vetë Edi Rama pasi ka mbledhur selinë e qeverisë.
Ai ka thënë se karantinat do vendosen në dy vende.
Zona e parë është Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, që do të përdoret për personat që vijnë nga vendet ku ka rënë sëmundja dhe vendi tjetër do të jetë spitali i Sanatoriumit.