Policia shqiptare ka gjetur 20 afganë të cilët ishin lënë në mes të rrugës Vlorë-Fier.
Nga informacionet e para, ata deklaruan se synimi ishte që të shkonin në Shkodër, madje kishin paguar edhe nga 700 euro që të mund të çoheshin në destinacion.
Por gjatë rrugës, shoqëruesit e tyre u kanë kërkuar që të zbresin, duke i gënjyer.
Uniformat blu ndërkohë po kryejnë hetimet për të gjetur personat të cilët u përfshinë në këtë trafik klandestines, ndërsa emigrantët janë shoqëruar në komisariat.