Sot u përurua shtatorja e Majlinda Kelmendit në Pejë.
Në një ceremoni të organizuar, pjesë e të cilës ishin shumë fytyra të njohura të Kosovës u përurua shtatorja e kampiones olimpike dhe botërore, Majlinda Kelmendit.
Pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.
Pas zbulimit të shtatore, Majlinda Kelmendi tha se kjo statujë do t’i motivojë fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë.
Kam shumë emocione. Po mendoj se statuja e ka vendin këtu ku jam lind. Kjo statujë ka me i motivu fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë. Krejt e kam fillu prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore” – u shpreh Majlinda Kelmendi.