Lajme

VIDEO/ Niset për të dërguar fëmijët e saj në shkollë, por i harron në shtëpi, reagimi i nënës bëhet viral

Video ku shikohet nëna e dy fëmijëve, e cila pretendonte se ishte duke dërguar në shkollë dy djemtë e saj, por në të vërtetë po drejtohej drejt godinës së shkollës e vetme, është bërë virale në rrejte sociale.

Sipas mediave të huaja gruaja e kuptoi që fëmijët nuk ishin në makinë me të, shumë pranë ambienteve të shkollës. Për ta bërë akoma dhe më interesante të gjithë këtë harresë dhe për t’i dhënë një kuptim, gruaja nxjerr nga xhepi celularin e saj dhe filmoi momentin.

Në video mes të qeshurave ajo dëgjohet teksa thotë: “Jam duke shkuar drejt shkollës pa fëmijët e mi. Më duhet të kthehem dhe t’i marr ata”. Pamjet përfunduan më vonë në rrjete sociale dhe deri më tani në drejtim të saj kanë vërshuar miliona pëlqime dhe komente, shkruajnë mediat e huaja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top