Një çift ka mbledhur dhjetëra mijëra dollarë për klonimin e qenit të tyre të dashur, Marley.
Labradori vdi q nga kan ceri pesë vjet më parë dhe çifti amerikan Alicia dhe David Tschirhart nuk mund ta imagjinonin jetën pa të.
Kështu që ata vendosën të kërkojnë ndihmën e një kompanie që përdor të njëjtën teknikë të klonimit që prodhoi një kopje gjenetike të deles Dolly në 1996.
Është një procedurë që i kushtoi çiftit 47.800 dollarë për të cilat thonin se ishin para të shpenzuara më së miri.
Shkak kryesor i klonimit u bë fakti se qeni i kishte shpëtuar dikur jetën padrones në momentin kur ishin duke ngjitur një mal.
Alicia mendon se ‘rikthimi’ i qenit të saj është mënyra më e mirë për ta falenderuar për veprimin e dikurshëm.
David tha se do të ishte e mahnitshme që fëmijët e tyre të rriteshin me një qen gati identik gjenetikisht me atë që e adhuronin aq shumë.
Burimi: Ladbible Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania