Ditën e sotme një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në qytetin e Fierit. Fillimisht u raportua se 6 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” janë hel muar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Më pas u tha se ishin 10 nxënës, mësues dhe sanitarja e gjimnazit “Janaq Kilica” ata që u dërguan në spital me urgjencë.
Sipas informacioneve paraprake u tha se nxënësit kanë qenë duke zhvilluar një orë praktike në laborator në momentin kur janë ndjerë keq.
Kreu i PD-së ë Fier, Luan Baçi ka publikuar një video ku shikohet se një nga nxënëset. Vajza në këtë video thotë:
Ndjemë një erë acidi ishte momentale, dolëm të gjithë jashtë. Më pas filloi të ndihej në të gjithë katin. Në rreshtin e dritares janë ato të kaldajave ndoshta ka ardhur nga ato.
Në këtë video flet edhe babai i vajzës. Ai ka thënë:
Kërkoj një përgjigje se këta nuk po na japin përgjigje. Nuk na japin asnjë lloj sqarimi se nga se ndodhi kjo tani. Ku të përballemi ne tani. Erdha këtu si baba dhe nuk di ku të përplasen. Nuk vjen njeri fare. Nuk po marrim vesh ca po ndodh.
Po ashtu gjatë fjalës së tij ai është shprehur se do të denoncojë stafin e shkollës.