Kryeministri Rama ka bërë të ditur se sot numri i shkeljeve nga ana e atyre që kanë ardhur nga Italia gjatë 14 ditëve të fundit ka qenë 37. Rama shprehet se një numër kaq të ulët në gjithë vendit, edhe për Zvicrën do ishte fantazi.
“Në gjithë Shqipërinë sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga Italia 14 ditët e fundit. Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe Zvicrës i duken fantazi, por lus Zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si… Ju dua“, shkruan Rama.