Një mesazh i fortë vjen nga një qytetare e cila ka mposhtur koronavirusin. Ajo tregon kalvarin që ka kaluar për thuajse 20 ditë mjekim intensiv në spital.
Statusi i saj në median online është një thirrje ndaj të gjithë njerëzve dhe të rinjve që vazhdojnë të dalin dhe të shëtisin pavarësisht kërkesës së vazhdueshme për të qëndruar në shtëpi.
Ajo ironizon njerëzit që ankohen se nuk mund të rrinë 15 ditë në shtëpi ndërsa tregon se nëse infektohemi do rrimë 15 ditë me një tub tej për tej fytit deri në mushkëri.
Statusi:
“Nuk mund të qëndroj në shtëpi për 15 ditë…”
Mos u shqetësoni, do t’ju fusin një tub si ato që ujiten lulet në gojë deri te mushkëritë, e do qëndroni kështu për të paktën 15 ditë, të paraplizuar në krevat, me pak anestezi, me pulmonit e me temperaturën 39… Maksimumi do të keni mundësi të shikoni faqen e murit përballë për 15/20 ditë, pastaj do t’ju bëjnë shumë gjilpëra, injeksione e serume, e do t’ju masin, tensionin e temperaturën, do ta bëni jashtëqitjen aty në shtrat ose nëse do jeni me fat në një enë, do t’ju fusin një katetër (tub urine) e do të urinoni nga aty. Kur të dilni prej spitalit, natyrisht do të duhet të merrni ilaçe për shumë kohë do të vuani nga inflamacionet dhe myku candida nëse gjithçka shkon si duhet, nëse jo do të merrni ndonjë bakter të pakurueshëm, po çfarë ju intereson, jeni 20 vjeç keni gjithë jetën para për t’u shëruar..
Shëtitjë të këndshme!