Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania.
Ai ka dërguar një video nga Pazari i Ri në kryeqyet. Në të duket një shitës që kap dhunshëm për krahu një të moshuar.
Burri e kap të moshuarin për krahu dhe e detyron të kthehet në tendën ku po shet fruta-perime pasi ndodh një keqkuptim për disa kokrra limoni.
Duket se shitësi ka menduar se burri ka ikur pa paguar por në fund kupton se është ai që ka gabuar dhe i jep përsëri limonat mbrapsht blerësit.
Mesazhi i qytetarit të pranishëm në vendngjarje:
Shiko çfar behet per 3 limona. Dhe ska faj ky plaku…se ne fund ja jep prap… Karantina e ka stresu shitesin…e ka bere gangsterr. Kete e kupton shitesi prandaj ja kthen limonat. Imagjino per 3 limona. Por menyra si e trajton…eshte legenllek. Ai eshte i moshuar… dhe i pafaj.