Lajme

Loredana s’e di pse u nda nga Mozzik, por duhet të dëgjoni ç’thotë për të

Loredana Zefi, e ftuar në NIN me Alaudin Hamitin foli për gjithçka. Karrierën, vajzën, babain e ndjerë, vitin e keq që la pas dhe sigurisht….Mozzik-un!

Ndalemi pak këtu. Pas qindra aludimesh Loredana u pyet nëse ndarja me Mozzik është thjesht marketing apo…?

“Jo, asnjëri prej nesh nuk ka interes të bëj marketing me diçka të tillë, për shkak të vajzës. Nuk është një çështje për të bërë shaka. Vajza do rritet një ditë dhe do lexoj gazetat dhe do të më pyesi. Çfarë do t’i thoja? Pastaj, as unë as Mozzik nuk kemi nevojë për marketing.”- përgjigjet reperja.

Ok, një peshë të madhe dyshimi e hoqëm. Kalojmë tek tjetra. Cili qe shkaku i ndarjes?

“Pse u ndamë s’mund ta them me saktësi. Nuk ka qenë arsye për t’u ndarë. Për mua duhet të ndodhin shumë gjëra që të ndahen dy njerëz. S’kemi pasur arsye të mëdha, por ishim të dy të stresuar. Gjithsesi 80% e lidhjes tonë ka shkuar mirë.”

Çfarë? Loredana s’e di pse është ndarë, por nëse s’e di ajo, atëherë kush? Gjithsesi, siç duket edhe në video Loredana duket sikur ka ende dashuri për Mozzik, ose të paktën, admirim.

“Unë e respektoj shumë. Eshtë babai i vajzës sime. Hana duket si Mozzik, unë atë e dua më së shumti në botë. Prej tij kam marrë dhuratën më të bukur. Unë këtë periudhë jam qetësuar, besoj edhe ai. Aktualisht flasim, sepse kemi një fëmijë bashkë, por edhe po të mos e kishim do flisnim.”

A ka ndonjë shans ribashkimi?

As këtë nuk e di, se është e fokusuar 100% tek puna dhe vogëlushja. Loredana s’do të mendojë për këtë, por tha me bindje të plotë që është fansja e zjarrë e ish-partnerit të saj dhe madje e quajti atë “njeriu im”.

Kjo deklaratë ishte edhe më zemërthyese se vetë lajmi i ndarjes. Intervistën e plotë e gjeni më poshtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top