Që kur deklaruan dorëheqjen nga roli i tyre mbretëror, Harry dhe Meghan kanë qenë në fokusin e mediave e rrjeteve sociale. Vëmendja kryesore është tek çifti dhe jeta e re që i pret pas këtij vendimi.
Sipas “E!News”, Meghan është rikthyer në rezidencën që ajo dhe Harry qëndruan gjatë pushimeve të tyre dhe sipas burimeve dukesha po qëndron në qetësi dhe larg dr amës që është krijuar në familjen mbretërore.
Burimi tha se Meghan qëndron në shtëpi shumicën e kohës, por edhe del nga shtëpia sa për të bërë një xhiro. Dukesha është parë duke shëtitur në ishullin Vancouver me një Range Rover teksa e shoqëronin makinat e sigurisë. “Ajo shkoi për të marrë nënën e saj nga aeroporti”, tha burimi.
Ndërsa një burim tjetër për “Us Weekly”, tregoi se Meghan po jeton jetën e lirë, duke udhëtuar me makinë e duke shkuar në dyqane.