Lajme
Aktorja e njohur turke përshëndet Shqipërinë: Dashuri për ju
Seriali turk “Diamante dhe dashuri”, ka qenë një ndër serialet më të ndjekur në ekranin shqiptar, që u transmetua vite më parë në TV Klan. Një nga aktoret e këtij seriali së fundmi ka përshëndetur Shqipërinë dhe bëhet fjalë për Ilkin Tufekçi e cila luante rolin e “Pelinit”.
Një nga fansat shqiptar i ka shkruar aktores në Instagram duke i thënë se është më e mira dhe se fansat shqiptar e duan. “Faleminderit! Dashuri për Shqipërinë”, ka shkruar aktorja.
Pas serialit “Diamante dhe dashuri”, Ilkin Tufekçi u shkëput për një kohë të gjatë nga ekrani. Ajo vendosi të rikthehej këtë vit duke luajtur në serialin “Zemheri” i cili gjithashtu do të nisë në TV Klan në sezonin e ri./Xing.al