Lajme
Arbana zbulon të vërtetën për ‘Big Brother’ dhe u zhgënjyem
Prej dy ditësh po përflitej se Luana Vjollca do prezantonte “Big Brother 10”. Shkak u bë deklarata e moderatores në finalen e “Shiko kush luan”, ku u shpreh se do rikthehet së shpejti me një emision të ri. Pas këtyre lajmeve, ka folur për herë të parë, Arbana Osmani e cila ka drejtuar spektaklin për shumë vite.
Arbana ka dhënë një lajm që i ka zhgënjyer fansat e këtij reality show. Moderatorja ka deklaruar se “Big Brother” nuk do të rikthehet këtë vit në ekranin e Top Channel.
“Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë. Ajo që di me siguri është që Top Channel si gjithmonë do të dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”, shkruan Arbana.