Lajme

Arjan Çani i habit të gjithë, shfaqet me tanga në fytyrë “kundër koronavirusit”

Posted on

Frika nga koronavirusi ka mbërthyer prej disa ditësh vendin tonë.
Të shumtë janë qytetarët që kanë rendur drejt farmacive për të blerë maska kirurgjikale.

Ndërkohë, një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan.
Moderatori i emisionit, Arjan Çani, i ka suprizuar të gjithë, pasi e ka hapur emisionin ndryshe këtë mbrëmje.

Për të treguar sa i “shqetësuar” është nga koronavirusi, Çani kishte vendosur në fytyrë një palë të mba thura femrash.

Ai tha se e ka ndërmarrë këtë “masë”, në kuadër të shqetësimit që është përhapur për koronavirusit.

Me shaka, moderatori dhe gazetari e ka cilësuar si “maskën më të mirë në botë”, ndërsa falenderoi asistenten e tij për mundësimin e “maskës”.

Ai tha:
Kemi marrë masat, kjo masë është në kuadër të shqetësimit që është përhapur për koronavirusin. Kjo është maska më e mirë në botë, mos keni asnjë ankth dhe asnjë shqetësim, falenderoj Sofinë që ma mundësoi këtë maskë.
Më pas, ai hapi edhe një dhuratë që i kishte mbërritur në studio, për të cilën tha se ia kishin dërguar balerinat serbe.

Pasi hapi kutinë, dolën një palë tanga, të cilat i mori dhe i vendosi në fytyrë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte