Lajme
Arrat, kundër kan cerit dhe pro zemrës? Rëndësi ka sasia
Një grusht arra në ditë mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe kan cerin e zorrës së trashë, sugjeron një studim i ri. Konsumimi i 1/3 e kupës me arra për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme prodhimin e tepërt të acideve të biles, si dhe ul nivelet e kolesterolit të “keq” LDL.
Sipas shkencëtarëve, përmbajtja e lartë në fibra e arrave nxit rritjen e bakterit të mirë në zorrë, duke mbrojtur kështu shëndetin e zemrës dhe zorrës.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se pavarësisht se arrat janë të larta në kalori, vetëm 80% e tyre absorbohen, ndërkohë që bakteri i zorrës përdor 20% e mbetur.
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vde kjeve në botë, duke shkaktuar 1 në 4 vik tima.