Lajme

Asnjë rast koronavirusi në vend, mjeku: Duket si e pamundur, por virusi ka një sjellje shumë tinëzare

Koronavirusi numëron tashmë mbi 3 mijë vi ktima në gjithë globin dhe mbi 92 mijë të infektuar. Me ritme të shpejta, koronavirusi ka nisur të përhapet në gjithë globin, duke prekur më shumë se 60 vende të botës, ndërsa numri i rasteve të shëruara është 48 mijë.

Në Shqipëri janë testuar 42 persona nga ku të gjithë kanë rezultuar negativ. Në Itali rezultojnë të infektuar 3 mijë persona ndërsa 107 persona kanë ndë rruar je të.

Për të folur më gjerësisht për koronavirusin, i ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero.

“Situata në rajon është shqetësuese. Numri i rasteve sa vjen dhe shtohet në Itali, por edhe në shtetet fqinje, ndërkohë që ne jemi ende pa raste të konfirmuar. Duket si e pamundur, por ka një sjellje shumë tinëzare virusi, pra ka një periudhë inkubacioni mjaft të gjatë, nga 2-3 deri në 14, ka të dhëna të reja që do të thotë deri në 24 ditë. Pra duke patur një periudhë inkubacioni kaq të gjatë, duhet që virusi të qarkullojë në një vend 3-4 javë para se të kemi rastet e para me klinikë të theksuar, apo të kapshme nga mjeku. Vetëm mund të bëjë dallim, në rast se ky person këtë periudhë inkubacioni e ka kaluar në vendin origjinë, siç mund të jetë tashmë Italia apo ndonjë vend tjetër. Pra në këtë aspekt duket si e pamundur, por le ta konsiderojmë si një lloj fati, që ne ende nuk kemi rast të konfirmuar, edhe pse kemi patur mjaft raste të dyshuara, duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike, apo edhe ato klinike“./tvklan.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top