Lajme

Befason drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor: Mezi pres rastin e parë të koronavirusit në Shqipëri

Në një kohë kur në Shqipëri frika nga koronavirusi është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ka dhe nga ata që mezi e presin rastin e parë të virusit vd ekjeprurës kinez në vend.

Dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë qytetar të rëndomtë, por për vetë drejtoreshën e Inspektoratit Shëndetësor, Areti Beruka.

E ftuar në studion e Report Tv, Beruka tha se mezi po e pret si mjeke rastin e parë të koronavirusit në Shqipëri.

Mund të themi se kjo është “perla” e rradhës e prodhuar nga drejtorët dhe zyrtarët e Rilindjes, ku vlen të kujtojmë deklaratën befasuese të ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, e cila pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit tha: “Jemi të kënaqur me 50 vik tima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 vik tima”.

Beruka u shpreh:

Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që dueht të besojnë.
PJESË NGA EMISONI:

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja: Pse?

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vde kshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vd ekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Gazetarja: Ti faleminderit që ishe me mua në studio. Do të jemi sërish sëbashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top