Rozë

‘Burrë e kam’, Fifi flet më në fund për lidhjen me Flor Mumajesin

Prej muajsh në media është aluduar për një lidhje mes Flor Mumajesit dhe këngëtares Fifi. Gjithçka nisi pasi dyshja publikoi një video ku shfaqeshin shumë afër njëri tjetrit teksa këndonin këngën “Ja ke bo vetes”. Madje në intervista të ndryshme dhe postime, kantautori dhe këngëtarja kanë bërë lëmsh rrjetin me raportin e  tyre.

E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Thumb”, Fifi ka folur për herë të parë  për marrëdhënien me Florin dhe ka habitur teksa e ka thirrur atë burrë.

“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”, tha këngëtarja ndërkohë që moderatoret e pyetën: “A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?”

“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit., ka thënë Fifi.

“Por pse nuk ka pasur postime në lidhje me njëri-tjetrin këto kohë?” e pyesin këngëtaren.

“Unë për vete po merrem me projektet e mia, ai me projektet e veta.”, përfundon ajo teksa më pas Aulona dhe Fatma improvizuan sikur Flori ishte në studio dhe pranon lidhjen me Fifin.

“Ah Flori sapo e pranoi, Fifi dhe ai janë bashkë.”-thonë Aulona dhe Fatma me shaka dhe Fifi përgjigjet vetëm: “Gabim”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top