Lajme
“Çermenika e Zezë”, brenda fshatit shqiptar “fantazmë” ku nënë Zyraja the ri dhinë për Enverin
Historia e qytetit të Librazhdit është e re, por historia e trevave të tij të banimit, është e lashtë. Gjurmët e tij të para gjenden që në periudhën e Gurit të Vjetër, Paleolitit. E tillë është edhe zona e Çermenikës.
Një zonë me 11 fshatra dhe 7 mijë banorë. Dikur ishte baza e Luftës Nacional Çlirimtare. Atje ku nënë Zyraja the ri dhinë e vetme për Enver Hoxhen. Mbas Çlirimit nuk u investua vetëm se quhej “Çermenika e Kuqe” dhe vendasit krenoheshin me figurën e udhëheqësit.
Të afërmit e “Nënë Zyrasë” morën disa bursa, por rrugë nuk u shtruan.
Sot ata që banojnë aty i thonë “Çermenika e Zeze”. Shpëtimi i vetëm është emigrimi. Nuk ka investime në bujqësi dhe as rrugë.
Në të shumtën e kohës njerëzit lëvizin me kafshë. Ashtu transportojnë edhe ushqimet apo mallrat. Për të shkuar në spital në qytet zgjidhja duhet të gjendet nga vetë ata. I vetmi që ngushëllon këta njerëz të braktisur është një mjek i papërtueshëm, i cili u gjendet afër të moshuarve dhe mundohet të shkojë shtëpi më shtëpi.