Lajme

Çfarë duhet të hani nëse keni helikobakter pilori, ai është i pranishëm në 70% të njerëzve në botë

Posted on

Helikobakter pilori i njohur ndryshe edhe me termin H.pilori dhe prek pothuajse 70% të popullsisë së botës. Megjithëse ky kusht shëndetësor nuk shfaq simptoma dhe shumica e njerëzve nuk e dinë se e kanë, ai është i aftë të shkaktojë shumë probleme në traktin tretës, përfshirë këtu problemet me stomakun, ulçerat, gastritin dhe deri tek kanceri.

Ja disa nga ushqimet më të mira që ju ndihmojnë ta trajtoni këtë kusht shëndetësor:

helikobakter piloriBrokoli: praktika e zakonshme është trajtimi i H.pilorit me antibiotikë, por siç dihet antibiotikët mund të shkaktojnë efekte të tjera negative në shëndet. Studimet tregojnë se brokoli është i pasur me sulforapen, përbërës i cili mund të parandalojë rritjen e baktereve e viruseve. Brokoli, lakra e brukselit dhe perimet e tjera të gjelbërta duhet t’i konsumoni çdo ditë nëse keni këtë bakter. Ato janë një zgjidhje e shkëlqyer edhe kundër gastritit.

Boronicat e kuqe: janë shumë të mira në eleminimin e baktereve dhe infeksioneve. Ato janë të pasura me vitamina C dhe antioksidantë, gjë e cila mund t’ju ndihmojë në mospërhapjen e H.pilori në stomak. Lëngu i boronicës është ideal për përmirësimin e sistemit tretës.

Vaj ulliri ekstra i virgjër: është një armë shumë e fuqishme kundër baktereve H.pilori. Vaji i ullirit ka veti të fuqishme antibateriale për shkak të bollëkut me antioksidantë.

Çaji jeshil: ndihmon në eleminimin e baktereve dhe viruseve nga trupi. Ai përmban në nivele të larta polipenoli, element i cili pengon prodhimin e H.pilori.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte