Lajme

Ç’po bëhet në gjimnazin e Fierit ku ndodhi he lmimi? Vërshojnë sërish ambulancat

Përsëritet e njëjta situatë dramatike në gjimnazin Janaq Kilica në Fier.

Dy qytetarë kanë shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania. Njëri prej tyre ka dërguar një video ku dëgjohen sirenat e ambulancës.

Sipas këtij qytetari të pranishëm në vendngjarje në shkollë është hedhur përsëri lëndë hel muese dhe nxënës të tjerë janë shoqëruar menjëherë në spital ndërsa në ambientet e shkollës kanë mbërritur 2 ambulanca.

Sipas raportimeve të tjera mendohet se të lënduarit mëngjesin e sotëm janë 4. Po ashtu mësohet se është rritur numri i forcave të policisë në ambientet e shkollës të cilët nuk lejojnë qytetarët që të bëjnë filmime.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Përsëri e njëjta situatë te shkolla Janaq Kilica, para 4 minutash. Isha prezent, përsëri është hedhur sprajt, erdhën 2 ambulanca.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top