Kanë dalë rezultatet e testeve edhe për pesë persona të dyshuar me koronavirus në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka përfunduar testimi i pesë rasteve, të cilat kanë rezultuar negative.
Ditën e djeshme, u njoftua edhe përgjigja për tetë rastet e tjera të dyshuara me koronavirus, të cilët gjithashtu dolën negative.
Rastet e dyshuara kishin ardhur nga vendet e prekura nga koronavirusi.
Kujtojmë këtu se deri më tani numri total i vik timave nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në 2,707, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në mbi 80 mijë.
Në Europë, vendi më i prekur nga koronavirusi është Italia, ku janë shënuar deri më tani 11 vik tima dhe 322 persona të infektuar.