Lajme
Dalin rezultatet për 5 të dyshuarit me Koronavirus në Shqipëri
Në Shqipëri janë testuar së fundmi pesë persona të dyshuar për koronavirus, pasi u kthyen në vend nga vendet e prekura. Fatmirësisht rastet kanë rezultuar negative.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se Shqipëria deri më tani është e paprekur nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dys huara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.
Deri më tani janë testuar gjithësej 23 raste të dyshuara për koronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negative.