Lajme
Deputetja : Nëse ke Zot, fe e atdhe tërhiqe vendimin
Deputetja e LDK’së, Marigona Geci, i ka bërë thirrje Albin Kurtit të tërheqë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme për të mos votuar pastaj për rrëzimin e t Qeverisë.
Ajo i është lutur Kurtit që nëse ka Zot, fe e atdhe atëherë duhet të tërhiqet nga vendimi për shkarkimin e Ministrit që shkaktoi edhe krizë politike duke nisur kështu LDK mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
“Hapna rrugën të hecim përpara, mos naj mbyll rrugët, që ke Zot, që ke fe, e që ke atëdhe, tërhiqe atë vendim”, ka kërkuar Geci.
Ne letër ka përmendur edhe sakrificën e familjeve kryesore në Kosovë si fakt se edhe Kryeministri duhet të bëjë një kompromis për shkak të situatës me koronavirus.
“Unë tani nuk dua të mbajë fjalime politike por si një qytetare e Republikës së Kosovës kam një lutje për kryeministrin, si një grua e dikujt, si një nanë, si një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si një bijë e një shtëpije prej më të mëdhajave në Republikën e Kosovës, dua të të lutem që për hirë të atyre që dhanë më të shtrejtën e tyre, që dhanë jetën për këtë tokë, për hirë të gjakut të familjes Jashari, për hirë të Reçakut, Abrisë, Mejës, Izbicës, Rezallës e të gjithë atyre që ranë për liri, për hirë të rinisë së Kosovës, për hirë të fëmijëve tonë, për hir të nënave dhe baballarëve, për hirë të gjyshërve tonë, tërhiqe vendimin për shkarkimin e zt.Veliut!”, ka shtuar ajo.