Lajme

‘Dhurata më e bukur e jetës’, Besi filmon Xhensilën dhe Ajkën duke pikturuar

Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbizit shqiptar. Ata publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, me dedikime plot dashuri. Kësaj dashurie, i është bashkëngjitur dhe e vogla Ajka, e cila është bërë personazhi kryesor në historinë e tyre.

Së fundmi Besi ka publikuar në Instastoryn e tij një video të dhuratave të tij më të çmuara: Xhensilën dhe Ajkën. Të veshura me pizhame, në ambientin e tyre familjar, këngëtarja bashkë me të bijën po pikturojnë.

“Dhurata më e bukur e jetës”, ka shkruar aktori krahas videos së publikuar, ndërkohë që ka etiketuar bashkëshorten.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top