Një djalë 11 vjeçar mori 162 pikë në testin e IQ, pikët më të larta të mundshme. Me këtë rezultat ai ka kaluar edhe Anjshtajn-it.
Arjan Kheterpal, nga Uatford, Angli, ka marrë pikët më të larta të mundshme në testin e inteligjencës.
Gjeniu i vogël ka fituar çertifikata të arta dhe të argjendta në olimpiadën e matematikës në moshat 5 dhe 6 vjeç.
Arjan thotë: “Jam i mirë në zgjidhje problemesh dhe puzzle, por kurrë se kam testuar IQ-në time më parë. Kur mora përgjigjien nga testi isha shumë i lumtur dhe prindërit e mi po ashtu.”
“Prindërit e mi më bën dhuratë një udhëtim në Barcelona, pasi më pëlqejnë shumë plazhi dhe dielli. Ishte gjithashtu një kënaqësi të eksploroja arkitekturën e Gaudit. Unë gjithmonë kam qënë shumë i tërhequr nga matematika kështu që u gëzova shumë, kur fitova çertifikatën e artë në olimpiadë.”
Shumica e njerëzve arrijnë të marrin 85 deri në 115 pikë në testin e inteligjencës dhe vetëm 2% e popullsisë arrin më shumë se 130. Anjshtajni besohet të ketë pasur një IQ prej 160 pikësh, por kjo ndonjëherë debatohet.