Lajme
Djali 9 vjeçar që preku zemrat e të gjithëve bëhet me gardërobë të re (Video)
Para disa ditësh në kudo në rrjet qarkulloi videoja prekëse e një djali 9 vjeçar, të quajtur Quaden Bayles, i cili si pasojë e b ullizmit, i lutej nënës së tij t’i jepte një litar për të vr arë veten. Vogëlushi, me formën më të zakonshme të nanizmit, tallej vazhdimisht nga shokët e shkollës dhe e ëma për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për pasojat që sjell bu llizmi, publikoi videon në rrjete sociale (të cilën e fshiu më pas).
Videoja në fjalë pati shumë reagime dhe të shumtë ishin personat që dolën për ta mbështetur, njerëz të thjeshtë por dhe të famshëm. Për vogëlushin u mblodh një shumë e madhe parash, iu mundësua udhëtim falas në Disneyland, kurs falas në arte marciale dhe së fundmi atij i është dhuruar një gardërobë e re nga “Culture Kings”.
Atij i janë dhuruar rroba dhe këpucë të reja. Në një video të publikuar nga “Daily Mail” Quaden shihet duke përzgjedhur rrobat dhe duket më i lumtur se kurrë. E gjithë kjo bëhet për t’i treguar vogëlushit se e gjithë bota qëndron pranë tij! Kujtojmë që djali është akuzuar dhe për mashtrim, sikur e ka bërë të gjithë këtë për para dhe se në fakt është 18 vjeç por janë të shumtë personat që i kanë dalë në mbrojtje duke provuar të kundërtën.