LAJMET E FUNDIT

Djali e burri i kanë vdekur/ E moshuara: S’kam njeri, do marr çik dhallë dhe çik bukë

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë.

Por një grua e moshuar nga qyteti i Fierit ka rrëqethur me fjalët e saj. Ajo ka thënë se nuk ka dalë nga shtëpia për të thyer rregullat, por për të blerë pak bukë dhe pak dhallë.

Burri dhe djali i saj janë ndarë nga jeta dhe nuk ka kush të kujdeset për të. Ndaj ajo duhet të dalë vetë.

Hajrie Kodhelit me lot në sy u ka kërkuar gazetarëve që t’i thonë policisë se ajo nuk ka dalë për të thyer rregullat.

Po ashtu ajo tregon se edhe nipin, ia kanë vrarë. Me lot në sy ajo ka thënë për ‘fax news’:

Është një plakë thoji. Gripi ka qenë, po jo të mbyllen farmacitë, gripi ka qenë, nuk doli sot. Burri më vdiq, nipi m’u vra, djali më vdiq, s’kam njeri unë. M’u bë verem.
Kjo grua e moshuar ka thënë edhe se kryetari i popullit e ka gabim, për këtë gjëra që po bën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top