Lajme
“Do më mungosh gjithë jetën”, deputetja shqiptare humb njeriun e shtrenjtë
Deputetja shqiptare Elda Hoti ka ndarë mëngjesin e sotshëm një lajm të hidhur. Ajo ka bërë me dije se ka hu mbur një njeri të shtrenjtë në jetën e saj.
Bëhet fjalë për gjyshen. Elda, e cila vjen nga radhët e LSI-së, pjesë e opozitës, shkruan se do ta kujtojë gjithmonë gjyshen e shtrenjtë, duart e saj që e rritën dhe e përkëdhelnin pafund.
Deputetja shprehet mirënjohëse dhe me fat për dashurinë që ka marrë gjyshja, për të cilën ka shkruar edhe dedikimin e mëposhtëm.
Elda shkruan:
Pse m’do fort, se je nana ime. Pse t’du fort, se jam vajza jote. Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë. Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!”.