Lajme

“Dolën të gjithë çunat jashtë”, kinezët ulen në një lokal në Durrës, konsumojnë birra Corona

Frika nga koronavirusi është përhapur ndjeshëm edhe në vendin tonë, ndonëse zyrtarisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar si të infektuar nga virusi kinez.

Shpërthimi i koronavirusit në Itali, ku deri më tani kanë humbur jetën 11 persona, ka bërë që shumë qytetarë shqiptarë të dynden drejt farmacive për të blerë maska kirurgjikale.

Shtetasit kinezë që jetojnë në vende të ndryshme të botës janë parë me dyshim thuajse nga të gjithë, ku jo në pak raste kanë rënë edhe pre e su lmeve fizike apo ofendimeve.

Së fundmi, një i ri nga Durrësi ka dërguar disa fotografi në redaksinë e JOQ Albania nga ambientet e një lokali në qytetin bregdetar ku kanë ardhur disa kinezë.

Ai tregon se sapo ata mbërritën në lokal, dolën jashtë thuajse të gjithë klientët.

Siç shihet dhe në foto, kinezët kanë vendosur të konsumojnë birra Corona, e cila përkon edhe me emrin e virusit vd ekjeprurës kinez. Ata mbajnë edhe maska në fytyrë.

Episodi i pazakontë ka ndodhur në lagjen nr.4 të Durrësit.

Ai shkruan:

Prsh joq! Na kan ardh kto kinezet te lagja ne durres , po pin dhe corona , dolen tgjith cunat nga lokali. Fotot jan ber ne lagjen nr 4.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top