LAJMET E FUNDIT

Drama e 14 vjecarit: Nëna më vdiq, s’më zë gjumi nga frika se më nxjerr qeraxhiu nga shtëpia!

Posted on

Quhet Mariglen Llapushi dhe është 14 vjec. Për 13 vite ka jetuar me nënën pasi babai e braktisi nënën kur ajo ishte shtatzënë.

14 ditë më parë nëna e tij ndërroi jetë ende pa mbushur 42 vjece nga një sëmundje e rëndë e diagnostifikuar Leucemi.

Për 13 vite Marigleni së bashku me nënën dhe gjyshen kanë jetuar me qera në një dhomë të vetme ku qeranë e paguanin në fund të vitit.

14 vjecari vec dhimbjes së humbjes së nënës duhet të kujdeset për gjyshen 82 vjecare, e cila vuan nga disa sëmundie e të përballet me vështërsitë ekonomike.

Fjalët e tij drithëruese janë: S’më zë gjumi, kam frikë se më vjen qeraxhiu e më nxjerr jashtë, s;kam t’i paguaj ndërsa për të ngrënë më ka lënë pak ushqime mami.

Marigleni është në klasën e tetë, një nxënës me nota të mira, e për shkak të virusit COVID 19, mësimet është i detyruar t’i ndjekë online por në telefonin e tij s’ka ofertë dhe është i detyruar që të rrijë në dritare ku mundohet të marri ëi-fi nga një familje aty pranë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte