Lajme
“Dua të shoh përsëri mësuesit dhe shokët”, ky mesazh i vogëlushit po bën “xhiron e botës”
Mesazhi i tij po përhapet në të gjithë botën. “Arrestojeni koronavirusin. Unë dua të kthehem në shkollë për të luajtur me shokët e mi dhe të shoh përsëri mësuesit.”
Apeli vjen nga Thomas, një fëmijë 4 vjeç nga Somaglia në Itali, zona e izoluar për shkak të koronavirusit.
Vogëlushi iu drejtua dy karabinierëve teksa po ruanin zonën përreth qytetit të tij duke i kërkuar karabinierëve të “arrestonin” virusin.
“Ai u zgjua me idenë për të bërë një vizatim për t’ia dhënë policisë – tregon nëna për Tgcom24. Djali vizatoi një ush tar me koronavirusin në pranga dhe së bashku më të emën shkuan të kërkonin karabinierët për t’ia dhënë.
” Kur të dy karabinierët na panë, ata dolën nga makina, e pyetën për emrin e tij dhe e falënderuan për dhuratën pavarsisht se ishin të prekur nga kërkesa e pazakontë e djalit tim, tregon e ëma.
Njëri nga karabinierët e falenderoi djalin për vizatimin madje i kërkoi edhe tia nënshkruante atë por nga emocionet ai e shkruajti emrin gabim.
“Ishte një moment vërtet i këndshëm – përfundon nëna e djalit të vogël.
E ëma tregon se nuk ishte në gjendje të fotografonte momentin kur djali i saj i dha vizatimin karabinierëve sepse ishte tejet e emocionuar.
Ndërkohë që ka falenderuar karabinierët për mirësjelljen që treguan, ajo shpreson që kjo situatë të mari fund sa më shpejt.