Lajme
Dyndje biletash: Ami uron Ermalin për suksesin e ‘I love Tropoja’
Ermal Mamaqi ka njoftuar sot se kanë dalë biletat e filmit të shumëpritur, “I Love Tropoja”. Filmi pritej të bënte namin dhe kështu ka ndodhur pasi sot ka pasur dyndje në blerjet e biletave, ç’ka shënon një tjetër sukses për Ermal Mamaqin.
E para që e ka uruar për këtë sukses producentin dhe regjisorin ka qenë bashkëshortja e tij Ami e cila ka postuar një video ku shfaqet duke bërë gëzuar. “Gëzuar Ermal Mamaqi, po të bëj gëzuar me limonatë sot. Urime sepse mora vesh që ka dyndje në biletat e ‘I love Tropoja’, thotë Ami.
Mënyra për t’i blerë biletat është më e lehtë se kurrë. Biletat mund t’i blini në Pallatin e Kongreseve, në të gjitha pikat e Big Market, në të gjitha pikat e EasyPay ose në çdo moment Online