Lajme

E dimë që mezi po prisni: Ja kur dalin në shitje biletat e ‘I love Tropoja’

29 Janari do të jetë dita më e rëndësishme e këtij viti dhe arsyen e dini! Në këtë datë do të mbahet premiera e filmit të shumëpritur, komedisë më të mirë shqiptare “I Love Tropoja”. Premiera e këtij filmi do të jetë një event i madh që për herë të parë do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, si asnjë film tjetër më parë.

Dhe duke qenë se të gjithë po prisni për të blerë biletat, Ermali ka njoftuar pak më parë se shitja e biletave do të fillojë këtë javë.

Producenti dhe regjisori i “I love Tropoja” e ka dhënë lajmin e shumëpritur me një video në Instagram ku shfaqet Arjola Demiri, një nga aktoret më të talentuara e bukuroshe të ekranit që do e shohim në një rol shumë interesant në film.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top