Lajme
E fundit/ Rama: Lëvizja në këmbë ndalohet pas kësaj ore nga sot e në vazhdim
Kryeministri Rama ka njoftuar në një postim në rrjete sociale se duke nisur nga sot e në ditët në vazhdim do të ndalohet lëvizja me këmbë pas orës 18:00, në të gjithë territorin e republikës së shqipërisë. Nga nesër do të hyjnë në fuqi edhe gjobat për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura.
“Ndjesë 1000 herë po s’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë lu ftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe! Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lu fte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme! Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat! Ju dua! Frikë aspak, po kujdes po! Deri në fund! Kjo nuk është lojë kukamçemthi që mbaron kur duam ne, po lu f të që ne do ta fitojmë vetëm duke i bëre me vullnet të hekurt të gjitha këto që nuk duam!”, shkruan Rama.