Një grua e moshuar 87 vjeçare nga Kosova, e cila është veshur me veshje tradicionale, shihet në një video teksa bën ushtrime për të mbajtur trupin në formë. Gruaja vihet re teksa bën biçikletë dhe duket tepër e lumtur.
Videoja është filmuar e më pas publikuar në rrjetet sociale, nga i biri. Në llogarinë në Facebook, me emrin Bajrush Ahmeti, burri dëgjohet të thotë se gruaja që po bën ushtrime sportive është nëna e tij.
Videoja nis në mënyrë spontane, teksa burri bën gjoja sikur nuk e di ku ndodhet e ëma. Ai e thërret atë nëpër shtëpi dhe në fund, kur e gjen mbi biçikletë, e përgëzon.
Video e të moshuarës është hedhur në Facebook, ku ka marrë shumë pëlqime, komente e shpërndarje.