CoVid-19
E rende ne Vlore! 59-vjeçari i prekur me koronavirus shiste qofte pranë postës, dyshohet se ka infektuar klientët
Detaje të reja kanë dalë për familjen nga Vlora, anëtarët e së cilës janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se babai 59-vjeçar me iniciale P. ka shitur qofte afër Postës së qytetit dhe dhe të gjithë personat që mund të kenë blerë aty, dyshohet se janë infektuar.
4 anëtarët e familjes u infektuan nga djali tjetër i familjes, i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri, dhe pasi qëndroni disa ditë më Vlorë, iku në Gjermani. Të infektuarit nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Familja banon pranë Postës Qendrore të qytetit dhe përbëhet nga 5 anëtare, njëri prej tyre ka rezultuar negativ.