CoVid-19

Elton Ilirjani: Jam infektuar me koronavirus

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani në një lidhje live me emisionin “Ftesë në 5”, ka treguar se është infektuar nga Koronavirusi dhe tregoi simptomat që ka patur.

“Jam mbyllur në shtëpi prej 14 ditësh. Isha në Shqipëri për punë në shkurt, por kur mora vesh për virusin në Europë u nisa menjëherë për në Amerikë se thashë do jem më i sigurt. Por unë erdha në gojën e virusit sepse këtu kishte shumë raste dhe nuk e dija. Unë u infektova fatkeqësisht. Kjo është mëse e sigurt sepse unë kalova 12 ditë në shtrat. Kontaktova me doktorët online se këtu u bë një kaos shumë i madh për sa i përket testimeve. 40 mijë raste janë vetëm në New York.

Nuk arrita dot të bëj testin se më thanë që duhet të jem shumë rëndë, që të mund të testohesha. Vendosa të rri në shtëpi dhe pse nga simptomat isha në kufijtë e vajtjes në spital. Fillova me një dhimbje fyti, temperaturë, kontaktova doktorët online dhe ata menjëherë dyshuan. Dy netë pa gjumë, kisha dhimbje të madhe në mushkëri, dhimbje trupi, kollë, dhimbje koke, lëvizje tensioni, më dukej sikur po më shpërthente koka.

Më kapi paniku dhe detaji që i vuri vulën ishte që humba sensin e nuhatjes dhe të shijes për 13 ditë. Kur fola me doktorin, u vendos që të qëndroja në shtëpi i veçuar sepse sipas tij isha shumë ngjitës. Në bazë të një studimi të fundit personat që humbin sensin e nuhatjes dhe shijes e kanë virusin të përqëndruar në gojë dhe në hundë dhe janë shumë ngjitës”, u shpreh Eltoni.

Biznesmeni tregoi se karantinën po e kalon vetëm me qenushen e tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top